Jetesë & Stil

Kim Kardashian e fiksuar pas markës “Balenciaga”


Kim Kardashian duket që është e fiksuar, pas markës së njohur “Balenciaga”.

Që pas debutimit të saj në “Met Gala” por edhe më parë bukuroshja gjithmonë zgjidhte që të vishej shpesh me “Balenciaga”.

Kjo është vërtetuar edhe me postimin e fundit të vetë biznesmenes. Në rrjetin e saj social Instagram ajo ka postuar disa foto e veshur me një fustan të gjatë të zi me shkëlqim.

Në setin e fotove të postuara ajo shfaqet duke pozuar me fustanin i cili do të jetë pjesë e koleksionit- pranveror 2022.

Kim mbante të vendosura në disa foto edhe një palë syze dielli të zeza, çizme me majë dhe një unazë të madhe në ngyrë gri.

Vlen të përmendet se disa nga veshjet më tërheqëse të Kim Kardhashian kohët e fundit kanë qenë përsëri të markës së njohur, si veshjet e saj Pepto-Bismol Saturday Night Live dhe në “Met Gala”, ku look-u i yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar, shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale.

Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej.

Edhe pse me atë veshje nuk dukej asgjë nga bukuria e Kim-it, ajo nuk e kishte lënë pas dorë make up-in dhe as stilin e flokëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore