Lajme

Kim Jong-un paralajmëron për krizë ekonomike në Korenë e Veriut


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka bërë thirrje për një tjetër “marshim të mundimshëm” kundër vështirësive ekonomike.

Kim-i kishte lajmëruar më herët se vendi i tij po përballet me situatën “më të keqe”, për shkak të faktorëve që përfshijnë pandeminë e koronavirusit, sanksionet e udhëhequra nga SHBA-të dhe katastrofat natyrore.

Kjo është e para herë që ai publikisht ka krahasuar situatën me urinë vdekjeprurëse të viteve ‘90.

Grupet e monitorimit të Koresë së Veriut nuk kanë zbuluar ndonjë shenjë urie masive ose një katastrofe humanitare.

Sidoqoftë, komentet e Kim-it sugjerojnë se sa seriozisht i sheh ai vështirësitë aktuale, për të cilat vëzhguesit e huaj thonë se janë prova më e madhe e sundimit të tij nëntëvjeçar.

“Ka shumë pengesa dhe vështirësi përpara nesh, kështu që lufta jonë për të zbatuar vendimet e Kongresit të Tetë të Partisë nuk do të ishte e gjitha një shëtitje në park”, tha Kim për anëtarët e partisë së nivelit më të ulët në pushtet të enjten e 8 prillit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Qendrore Koreane, ai shpreh se, “vendosa të kërkoja nga organizatat e WPK (Partia e Punëtorëve të Koresë) në të gjitha nivelet, duke përfshirë Komitetin Qendror të saj dhe sekretarët e qelizave të të gjithë partisë, për të zhvilluar një tjetër marshim të mundimshëm”.

“Sigurisht”, tha Kim, “për t’i lehtësuar njerëzit tanë ndaj vështirësive, qoftë edhe paksa”.

“Marshimi i Ardhshëm” është një term, të cilin zyrtarët e Koresë së Veriut e përdorën për t’iu referuar urisë së viteve ’90, që e pa vendin të varej për vite me radhë nga ndihma ndërkombëtare.

Situata u përkeqësua nga humbja e ndihmës sovjetike, keqmenaxhimi dhe katastrofat natyrore.

Numri i saktë i të vdekurve nuk është i qartë, varion nga qindra mijëra në 2 milionë deri në 3 milionë.

Kim, në ceremoninë përmbyllëse në një takim me mijëra anëtarë bazë të partisë në pushtet, të quajtur sekretarë të qelizave, mbajti fjalim ditën e martë.

Gjatë tij, Kim tha se përmirësimi i jetesës së publikut përballë “situatës më të keqe” do të varej nga qelizat e partisë.

Gjatë një kongresi të partisë në janar, Kim urdhëroi zyrtarët për të ndërtuar një ekonomi më të fortë vetëmbështetëse, të ulnin varësinë nga importet dhe të bënin më shumë mallra konsumi.

Por, sipas analistëve, problemet e Koresë së Veriut janë rezultat i dekadave të keqmenaxhimit, izolimit të vetimponuar dhe sanksioneve mbi programin e saj bërthamor.

Të dhënat kineze tregojnë se tregtia e Koresë së Veriut me Kinën, partneri i saj më i madh tregtar dhe bamirës, u tkurr me rreth 80% vitin e kaluar. Kjo, pas mbylljes së kufirit të Koresë së Veriut si pjesë e masave të rrepta pandemike.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut nuk ka mundësi tjetër, ndërsa një shpërthim i madh i koronavirusit mund të ketë pasoja të tmerrshme në sistemin e saj të prishur të kujdesit shëndetësor.

Cha Deok-cheol, zëvendës në Ministrinë e Unifikimit të Koresë së Jugut, tha të premten e 9 prillit se kishte shenja të shumta se Koreja e Veriut po ndërmerrte hapa për të lehtësuar kontrollet në kufirin e saj me Kinën.

Përfshirë raportet e vet Koresë, që krijoi pajisje të reja antivirus në kufi dhe miratoi ligje të reja për dezinfektimin e mallrave të importuara.

Disa ekspertë thonë se vështirësitë e vazhdueshme të Koresë së Veriut nuk do të çojnë drejt urisë sepse Kina nuk do ta lejojë që të ndodhë.

Ata thonë se Kina shqetësohet për refugjatët e Koresë së Veriut, që përmbyten mbi kufirin ose krijimin e një Koreje të unifikuar pro-SHBA në pragun e saj.

Kur Kim shkëmbeu mesazhe muajin e kaluar me presidentin Kinez Xi Jinping, media shtetërore e Koresë së Veriut tha se Xi shprehu përkushtimin për t’u “siguruar njerëzve të dy vendeve një jetë më të mirë”.

Disa analistë e shohin atë si tregues që Kina së shpejti do t’i siguronte Koresë së Veriut ushqim, pleh dhe furnizime të tjera të nevojshme që ishin zvogëluar ndjeshëm mes mbylljes së kufijve pandemike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore