Shqipëria

Kim infektohet me COVID-19


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka njoftuar ditën e premte, më 12 shkurt, se ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kim nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

Ambasadorja shkruan se do të vetë-izolohet në shtëpi për ditët në vijim.

“Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia”.

Ajo e mbylli postimin duke bërë thirrje që njerëzit të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre.

“Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutem qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore