Shqipëria

Kim: Aprovimi i fletëve të votimit lajm shumë i mirë


“Sapo pashë konferencën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve është dakordësuar dhe mund të printohet në kohë, përpara zgjedhjeve të 25 prillit”.

Ky ka qenë reagimi i Ambasadores amerikane, Yuri Kim, mbi aprovimin e modelit të fletës së votimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Mbështesim përpjekjet e KQZ-së për të siguruar rregull dhe zgjedhje të ndershme, në kohë dhe transparente”.

Modeli i fletës së votimit ngjalli debate të shumta në rang politik. Një shqetësim pati edhe nga kompania sllovene Cetis. Sipas tyre, afati për shtypjen e fletëve ishte i pamjaftueshëm.

Në fletën e votimit të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të votojnë për kandidatin e preferuar. Ata do t’i referohen numrit që kandidatët mbajnë në listë dhe jo emrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore