Kampionë

Kiko Martinez shokon Galahad-in për të fituar titullin IBF të peshave të lehta


Momenti kur Kid Galahad nokautohet nga Kiko Martinez

Kid Galahad pësoi një humbje të rëndë në tentativë për të mbrojtur titullin IBF.

Ai u mposht më një nokaut brutal nga spanjolli Kiko Martinez në raundin e gjashtë.

Galahad, 31-vjeçari që luftonte në Utilita Arena në shtëpinë e tij në Sheffield, ishte në kontroll të meçit në katër raundet e para.

Por, 35-vjeçari e rrëzoi në tokë Galahadi-n me një goditje të fortë me të djathtën në raundin e pestë.

Lufta pastaj përfundoi vetëm pas gjashtë sekondave në raundin e gjashtë.

Momenti kur gjyqtari ndërpren ndeshjen në raundin e gjashtë

Prezantuesi i ndeshjeve të boksit, Eddie Hearn tha që nuk e shikon mundësinë e një ritakimi.

“Nuk mund ta besoj atë që sapo pash”, tha ai.

“Ishte lufta më mbresëlënëse që kam parë ndonjëherë në një ring boksi”, vazhdoi ai, “ishte një luftë shumë e njëanshme. Një paraqitje e mrekullueshme”

“Një boks ndryshon gjithçka”, tha Hearn.

“Kiko Martinez ka luftuar për 15 vjet në nivelin më të lartë, e dija që nuk do ndalej asnjëherë”.

I shokuar, Hearn e mbylli duke thënë “ishte një boks brutal me të djathtën”.

Martinez tani zotëron titullin IBF, duke fituar përtej çdo pritshmërie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore