Përballje

Kiev 2018 apo Madrid 2021?


Tre vite pas finales së Champions-it në vitin 2018, kur Real Madrid gjunjëzoi Liverpool-in në stadium olimpik të Kiev-it, dueli i titanëve rikthehet përsëri nën himnin e Champions-it.

Këtë radhë, është faza çerekfinale që sheh dy nga tre kampionët e fundit të Champions-it tek përplasin brirët me njëra tjetrën.

Një Real Madrid që lufton për titullin në Spanjë kundër një Liverpool-I që lufton për Evropën në Angli.

13 herë kampionët presin gjashtë herë kampionët në “Alfredo di Stefano”, për një ndër duelet më të forta të sezonit në botën e futbollit.

Dy skuadrat këtë sezon janë përballur shumë me lëndime, por në këtë takim, është Liverpool është ajo që është më e goditur.

Në fakt, për të dy skuadrat, mungojnë liderët e mbrojtjes, Ramos dhe Van Dijk.

Kurse, te Real Madrid-I, dy mungesat tjera janë Carvajal dhe Hazard.

Të skuadra e Klopp-it, mungojnë Gomez, Van Dijk, Henderson, Matip, Origi dhe Kelleher.

Të dy trajnerët thurën elozhe të mëdha për njëri tjetrin para ndeshjes, me Klopp që e vlerëson Zidane-n si një ndër më të mirët e të gjitha kohërave.

Me fillim në orën 21:00, nën dritat e “Di Stefano-s”, me himnin e Champions-it, përgatitemi edhe për një natë tjetër historike në kompeticionin më madhor të futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore