Stil

Khaby Lame me 142 milionë fansa bëhet figura më e ndjekur në TikTok


Khaby Lame

Komediani pa fjalë, Khaby Lame emri i vërtet i të cilit është Khabane Lame, është bërë zyrtarisht figura më e ndjekur e TikTok-ut.

22 vjeçari, arriti 142.5 milionë ndjekës të enjten mbrëma, duke rrëzuar nga froni influencuesen e Amerikës së Veriut, Charli D’Amelio, e cila kishte mbajtur vendin e parë që nga viti 2020.

Ylli i rrjeteve sociale, i cili ka lindur në Senegal, por është rritur në Itali, ka punuar më parë në një fabrikë. Ai iu bashkua platformës në mars të vitit 2020 pasi humbi punën.

Ai i tha prestigjiozes “Forbes” se bërja e videove të Tik Tok ishte një mënyrë për të luftuar mërzinë e të qenit i papunë gjatë bllokimit.

“Pandemia sapo kishte filluar dhe unë u mërzita me shumë kohë në duar, kështu që fillova të bëj video në TikTok”, tha ai.

Lame shpejt fitoi popullaritet në aplikacion me videot e tij qesharake, por pa fjalë, të cilat kryesisht përbëhen nga ai duke i tallur në heshtje influencuesit e TikTok-ut, veçanërisht ata që sugjerojnë “truke të jetës”.

“Më lindi ideja sepse po i shihja këto video që qarkullonin dhe më pëlqeu ideja për të sjellë pak thjeshtësi në të”, tha Lame për CNN vitin e kaluar, “mendova një mënyrë për të arritur sa më shumë njerëz. Dhe mënyra më e mirë ishte të mos flisje”.

Gjatë karrierës dyvjeçare të Lame në këtë platformë, ai ka marrë pjesë në ngjarje të mëdha dhe ka arritur marrëveshje fitimprurëse sponsorizimi me marka të njohura si Hugo Boss.

Në videot e tij më të fundit, Lame ka vazhduar t’i përmbahet komedisë, por ka zgjeruar metodat e tij duke futur miqtë dhe kostumet në videot e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore