Sport

Khabib për ndeshjen me McGregor: Isha afër ta mbysja


Legjenda e UFC, Khabib Nurmagomedov, duke komentuar ndeshjen me Conor McGregor, kur të dy u përballën në tetor të vitit 2018, ka thënë se ishte afër ta mbyste.

Ndeshja mes Khabib e McGregor ishte një nga ngjarjet më të pritura të UFC të të gjitha kohërave dhe kjo u vërtetua më tej duke shitur mbi 2.4 milionë abonime për të shikuar luftën.

Khabib padyshim dominoi luftën duke e mposhtur McGregor në rundin e katërt, pas lëvizjes së tij ikonike ku e shtrëngoi në nofull irlandezin.

Arbitri Herb Dean u detyrua të ndërhyjë për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të irlandezit.

Tri vjet pas ndeshjes, rusi ka folur për ashpërsinë e ndërprerjes, duke thënë se ai ishte i përgatitur të bënte gjithçka për të arritur fitoren.

“E keni parë atë që ndodhi, hiqni Herb Dean (arbitrin) dhe ju vetë do ta kuptoni nëse do të kisha shkuar deri në fund apo jo”.

“Kur një person ju shtrëngon fytin (dhe ai person është dikush që për 30 vjet ka ushtruar ato shtrëngime) atëherë ai shtrëngime të tilla mund të konsiderohen si një armë e ftohtë”.

“Po të mos kishte arbitër, çfarë mund të kishte ndodhur? (Dean) më hoqi duart, më hoqi kontrollin. Ne kuptojmë gjithçka, ne e kuptojmë se çfarë mund të kishte ndodhur”.

LAS VEGAS, NV – OCTOBER 06: Referee Herb Dean separates Khabib Nurmagomedov of Russia from Conor McGregor of Ireland after McGregor tapped out in their UFC lightweight championship bout during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Christian Petersen/Zuffa LLC/Zuffa LLC)

Madje kjo ndeshje shkoi përtej kafazit, pasi lufta u ndal, Khabib doli nga “Octagon-i” për të nisur një sulm ndaj mikut të ngushtë të McGregor, Dillon Danis.

Sulmi filloi pas një grindje mes të dy kampeve dhe madje edhe McGregor i mposhtur u sulmua nga të afërmit e Khabib.

Khabib kërkoi falje për incidentin dhe tha se ishte provokuar nga irlandezi i cili ofendoi kombin, familjen dhe fenë e tij.

Megjithatë, tensioni mes rusit e iralndezit nuk ka përfunduar, pasi para ndeshjes së McGregpr me Dustin Poirier, irlandezi thumboi disa herë me fjalë Khabib-in.

Ndërsa pasi irlandezi theu këmbën në ndeshjen e fundit me Poirier, Nurmagomedov postoi në twitter duke iu referuar ndeshjes.

“E mira gjithmonë e mposht të keqen. Shumë i lumtur për Dustin Poirier shpresoj se do të fitojë rripin në fund të vitit”.

Por, McGregor-it nuk i pëlqeu ky postim dhe vendosi t’i replikojë në Twitter duke thënë: “Covid-i është i miri dhe babai i keqi”.

Irlandezi ndërlidhi postimin me vdekjen e babait të Khabib, i cili ndërroi jetë nga COVID-19.

Khabib Nurmagomedov është tërhequr nga UFC përfundimisht me rekord prej 29 fitoresh e zero humbjeve, por nëse ai do vendoste të kthehej, ndeshja me McGregor do ishte e pashmangshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore