Sport

Khabib-i mund të kthehet në oktagon


Presidenti i UFC-së, Dana White, është takuar në fundjavë me Khabib Nurmagomedov. Takimi mes tyre, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, ishte lajmëruar më parë nga Dana White. Dihej që presidenti i UFC-së do ta joshte kampionin e botës për t’u kthyer në oktagon, por dagestanasi ende nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Khabib, ende i pa mposhtur, me zero humbje e 29 fitore, u tërhoq pas fitores me amerikanin Justin Gaethje shtatorin e shkuar. Duket e vështirë që ky djalë ta thyejë premtimin që i ka dhënë nënës së tij, pas vdekjes së babait, se nuk do të ndeshet më në ring.

Por në një prononcim të tij të fundit, në Abu Dhabi ku ka shkuar të ndjeki ndeshjen Ferguson vs Oliveira, duken gjurmët e një rikthimi të mundshëm:

Unë kurrë nuk do të mbaj peng titullin duke moslejuar të tjerët të ndeshen për të. Nëse këta djem (Ferguson vs Oliveira) do të dhurojnë spektakël e do të më bëjnë të ndryshoj mendje, do të kthehem” – është shprehur Khabib për UFC.

Këtë e konfirmon edhe presidenti i UFC-së: “Pra nëse njëri prej tyre e meriton të duelojë, Khabib-i do të rikthehet” – thotë Dana White./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore