Film

Kevin: Të heqim Trump-in nga “Home Alone 2”


Imazhi negativ që Trump ka krijuar pas ngjarjes së Capitol-it, ka ndikuar edhe adhuruesit e kinemasë. Fansa të “Home Alone 2”, filmi ku Trump është pjesë e kastit të aktorëve, kanë kërkuar të shkurtohet sekuenca ku shfaqet ai.

Nxitja e tyre erdhi pasi Trump u përjashtua nga Facebook, Twitter dhe së fundmi edhe nga Snapchat, me akuzën se nxiti dhunë gjatë protestës në Capitol Hill.

Aktori protagonist i filmit, në rolin e Kevin-it, Macaulay Culkin, është dakord me kërkesën e fansave. Ai së fundmi i ëshë përgjigjur me koment statusit të një ndjekësi që shkruan: Të bëjmë një peticion për ta zëvendësuar Trump-in tek “Home Alone 2” me Macaulay Culk-in.

Komenti i aktorit në status “Sold”, nënkupton se i pëlqen ideja.

Skena në film ku Trump-i shfaqet për të orientuar personazhin Kevin për drejtimin se nga duhet të shkojë, është luajtur në një prej objekteve që ai ka në zotërim./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore