Përballje

Kevin Porter Jr befason Milwaukee Bucks


Ndeshjet e së enjtes ishin shumë interesante ku një nga më befasitë ishte fitorja e Houston Rockets përballë Milwaukee Bucks.

Ndeshja filloi me dominimin e Bucks ku në fund të çerekut të parë ata kishin një epërsi prej nëntë pikëve, ngjashëm vazhdoi edhe çereku i dytë ku përfundoi me epërsinë e njejtë si në çerekun e parë.

Por befasuese ishte shuma e pikëve që dy ekipet shënuan ku pjesa e parë u mbyll me rezultat 73:65.

Pavarësisht rezultatit në pjesën e parë, Houston Rockets në fund arritën të fitojnë ndeshjen me rezultat 143:136.

20 vjeçari Kevin Porter Jr ishte “ylli” i kësaj ndeshje i cili u bë lojtari më i ri ndonjëherë i cili shënon më shumë se 50 pikë dhe me më shumë se 10 asistime.

Kevin Porter Jr pasi shënoi 50 pikë në fitoren përballë Milwaukee Bucks

Kurse te Bucks ishte fatkeqësi pasi Giannis Antetokounmpo startoi ndeshjen dhe u largua pas vetëm 46 sekondave, pasi pësoi një lëndim.

Lëndimi i Giannis Antetokounmpo në ndeshjen përballë Houston Rockets

Më të mirët te Rockets ishin Kevin Porter Jr me 50 pikë e 11 asistime, Christian Wood me 31 pikë e 9 kërcime dhe Kelly Olynyk me 24 pikë e 13 kërcime.

Ndërsa te Bucks më të mirët ishin Khris Middleton me 33 pikë e 8 asistime, Bryn Forbes me 30 pikë dhe Jrue Holiday me 29 pikë e 10 asistime.

Dallas Mavericks arritën fitoren e tyre të 35-të përballë Detroit Pistons me rezultat 115:105.

Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në çerekun e fundit ku Mavericks morrën një epërsi për të fituar ndeshjen.

Në mungesën e Luka Doncic, Tim Hardaway Jr u përkujdes për fitoren e Mavericks ku ai shënoi 42 pikë.

Tim Hardaway Jr me 42 pikë përballë Detroit Pistons

Dallas Mavericks synojnë pozitën e pestë ku për momentin ndodhen Los Angeles Lakers me vetëm një fitore më shumë.

Më të mirët te Mavericks ishin Tim Hardaway Jr me 42 pikë dhe Trey Burke me 15 pikë.

Ndërsa te Pistons më të mirët ishin Frank Jackson me 20 pikë, Isaiah Stewart me 20 pikë e 10 kërcime dhe Saddiq Bey me 18 pikë e 8 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=G1X4YGpde3A&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore