Sport

Kevin De Bruyne pas lëndimit: Ndihem në rregull, por jam i dëshpëruar nga humbja


Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne pësoi një thyerje të hundës dhe një lëndim rreth syrit në humbjen e finales së Ligës së Kampionëve kundër Chelsea.

29-vjeçari u zëvendësua në minutën e 60-të nga Gabriel Jesus pas një përplasjeje me Antonio Rudiger.

Ai e ka bërë të ditur lëndimin e tij përmes Twitter, dhe thotë se është mirë, por i zhgënjyer nga humbja.

“Përshëndetje, sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Ndihem ne rregull tani. Ende i zhgënjyer për dje, por padyshim se ne do të kthehemi”.

De Bruyne u emërua në skuadrën e Belgjikës për Euro 2020, dhe ndeshja e parë e vendit të tij, do luhet me12 qershor kundër Rusisë.

Nuk ka ende indikacione nëse mesfushori do të jetë i aftë për ndeshjen në Shën Petersburg ose nëse dëmtimet e tij kërcënojnë pjesëmarrjen e tij në pjesën tjetër të Euro 2020.

Manchester City humbi finalen në Porto kundër Chelsea falë golit të Kai Havertz në minutën e 42-të.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore