Shëndet

Këto ushqime mbajnë larg celulitin


Shëndeti është një nga çështjet më të rëndësishme për secilin prej nesh. Por çfarë mund të themi për trupin? Me kalimin e viteve, ai fillon dhe humbet elasticitetin dhe masën muskulore të tij. Kështu fillojnë të shfaqen shumë probleme që lidhen me lëkurën.

Një nga problemet që hasen te gratë dhe vajzat është pikërisht celuliti. Edhe pse është kaq i përhapur, ende nuk është zbuluar një teknikë e saktë për zhdukjen e tij përfundimtare.

Gjithsesi ka shumë produkte që e ndihmojnë organizmin të ruajë rininë dhe të luftojë krijimin e celulitit.

Disa ushqime që do t’ju ndihmojnë në reduktimin e celulitit.

Kafeina

Gjetët edhe një arsye tjetër për të justifikuar kafen tuaj të mëngjesit. Kafeina, që gjendet te kafeja apo çaji jeshil, stimulon sistemin nervor që të përdorë më shumë energji. Kjo nxit trupin për të djegur sa më shumë dhjam.

Dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik

Këto të dyja janë baza. Sigurisht që, nëse ushqeheni keq dhe nuk kryeni asnjë aktivitet fizik, diçka e tillë do të reflektohet te trupi juaj. Ndaj rekomandohet që të paktën 20 minuta në ditë të merreni me një aktivitet fizik.

Uji

Një nga mënyrat më të lehta për të eliminuar celulitin është pikërisht hidratimi. Lëkura, si çdo organ tjetër i trupit tonë, ka nevojë për ujë. Duke qenë e hidratuar, lëkura është më e shëndetshme dhe problemet si celuliti shfaqen më vonë.

Vaji i kokosit

Ekspertët tregojnë se vaji i koksit ka veti fantastike kundër shfaqjes së celulitit. Prandaj këshillohet që, në vend të kremrave të shtrenjtë hidratues, ju të masazhoni trupin tuaj me vaj kokosi.

Piperi i kuq djegës

Ky produkt është perfekt për të shpejtuar metabolizmin tuaj. Ndaj këshillohet që ta shtoni te recetat tuaja sa më shumë.

Uthulla e mollës

Gjithçka lidhet me probiotikët dhe aminoacidet që përmban uthulla e mollës. Ata ndikojnë në ruajtjen e niveleve të kolagjenit. Ky hormon i jep lëkurës rininë dhe shkëlqimin e duhur.

Nëse ju filloni ta shtoni uthullën e mollës, përveç përfitimeve të ndryshme, ruani edhe lëkurën tuaj nga celuliti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore