Shëndet

Këto pesë shenja tregojnë se nuk kujdeseni sa duhet për veten


Ilustrim

Shumica e njerëzve mund të mendojnë se dashuria për veten është e njëjtë me egoizmin, por nuk është ashtu.

Dashuria për veten është para së gjithash është kujdesi që ju i kushtoni vetes suaj dhe kjo është diçka që nuk duhet ta neglizhoni asnjëherë.

Por si e dini nëse duhet të kujdeseni më mirë për veten? Shenjat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të identifikoni se çfarë nuk duhet të bëni.

Krahasoni vazhdimisht veten me të tjerët

Krahasoni vazhdimisht veten me miqtë, me partnerin, me bashkëpunëtorët, por edhe me të panjohur në rrjetet sociale.

Ju kurrë nuk e vendosni veten të parën

Të qenit mik apo partner i mirë përfshin një sakrificë të caktuar, por kjo nuk do të thotë që gjithmonë duhet të vendosni të tjerët në radhë të parë, sepse nëse nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten, vështirë se do të jeni në gjendje t’i ndihmoni siç duhet të tjerët.

Ju shqetësoheni shumë për atë që të tjerët mendojnë për ju

Për të kënaqur të tjerët, ju jeni të gatshëm të shkelni besimet tuaja dhe të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë. Megjithatë, kjo nuk ju bën një person të lumtur, kështu që është më mirë të shqetësoheni më shumë për të mos e zhgënjyer veten dhe t’i kushtoni më pak vëmendje opinioneve të të tjerëve.

Jeni vazhdimisht të lodhur

Ka shumë arsye për lodhjen kronike. Mund të flini pak, të punoni shumë ose mund të jeni të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht sepse jeni shumë të përkushtuar ndaj nevojave të të tjerëve dhe i keni harruar plotësisht nevojat tuaja. Rekomandohet që të shkoni menjëherë me pushime.

Jeni shpesh të mërzitur dhe nervoz

Ndonjëherë ju jeni plotësisht në buzë. Të gjithë kemi momente kur jemi të zhgënjyer ose të mërzitur, ndonjëherë për shkak të gjërave më banale. Na ndodh për shembull që të shpërthejmë në lot kur na digjet dreka ose na del autobusi para hundës. Megjithatë, nëse jeni vazhdimisht në ankth dhe nervozë, kjo është një shenjë e sigurt se nuk po shqetësoheni sa duhet për veten tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore