Lajme

Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvedosje do të ketë 58 deputetë në legjislaturën e re.

Kësaj liste i prinë Vjosa Osmani me mbi 300.788 mijë vota. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës që doli subjekti i dytë me 16.9 për qind të votave ka siguruar 19 ulëse ne Kuvendin e Kosovës.

Listës së më të votuarave i prinë kandidati për kryeministër e kësaj partie Enver Hoxhaj me 100.518 mijë vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 12.64 për qind dhe ka siguruar 15 deputetë.

Kandidati për kryeministër e këtij subjekti Avdullah Hoti është më i votuari me 69.640 mijë vota. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.07 për qind, do t’i ketë në legjislativin e ri tetë deputetë.

Këtu më i votuari është Ramush Haradinaj 41,406 mijë vota.

Këta janë 120 deputetët e rinj:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore