Sport

Kessie vishet blaugrana


FC Barcelona dhe Franck Yannick Kessie kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet Barcelonës pas përfundimit të kontratës së tij me AC Milan.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe klauzola e tij e blerjes do të jetë 500 milionë euro.

Të mërkurën, më 6 korrik, do të bëhet prezantimi i Franck Kessie-t si lojtar i ri i Barcelonës në Camp Nou.

Ai iu bashkua katalunasve si transfer i lirë, pasi refuzoi të rinovojë kontratën me rossonerët.

Milan i ofroi po aq para sa ofroi Barcelona, por Kessie zgjodhi të luante për katalunasit.

Kujtojmë, se në sezonin që kaloi Kessie, së bashku me ekipin e Milan-it, fituan scudetton pas 11 vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore