Sport

Kështjella e rrëzuar “Anfield”, Mount lëshon grushtin final


Afër rekordit të ndeshjeve pa humbje deri te Burnley, thyhet rekordi i ndeshjeve rresht të humbura përballë Chelsea-s.

Liverpool pa shpirt, pa grint e definitivisht edhe pa motiv, rrëzohet për të herë të pestë rradhazi në “Anfield.

Këtë herë është Tuchel që fiton sfidën e stolit përballë Klopp-it, dueli gjerman në skajet e fushës.

Trajneri gjerman tani ka menaxhuar Chelsea-n për 10 ndeshje, nuk ka pësuar ende asnjë humbje dhe ka pësuar vetëm dy gola në këtë periudhë.

Chelsea ishte dominuese që nga minuta e parë.

Blutë e londrës shënuan në minutën e 24-të me anë të Werner, por goli u anulua pas rishikimit me VAR për shkak të offside.

Ishte Mount që pas një asistimi të bukur nga Kante, lëshoi një goditje të bukur nga vija e zonës, duke shënuar për 0-1.

Pjesa parë dhe e gjithë ndeshje përfundoi me këtë rezultat, me Liverpool që tani është mundur pesë herë rradhazi.

Ndeshjet tjera të ditës përfunduan me të njejtin rezultat, me Tottenham dhe Everton që fituan 0-1 si musafir të Fulham dhe WBA.

Fitorja e ngrit Chelsea-n në zonën Champions përkohësisht me 47 pikë, në pritje të ndeshjes së West Ham.

Liverpool mbetet në vendin e shtatë 43 pikë

Tabela e Premier League pas gjysmës së javës numër 27:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore