Shqipëria

Këshilli i Ministrave miraton koncensionin për “Triportin e Vlorës”


“Miratimi i kontratës koncesionare me partneritetin publik, provat për projektin e portit të integruar në Triportin e Vlorë”.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë mesditën e 11 majit.

“Do të jetë porti më i ri modern, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit”, tha Balluku, e cila theksoi se do të vihet në zbatim pas zbardhjes në Fletoren Zyrtare.

Në mbledhjen e kësaj dite, Balluku bëri të ditur se janë miratuar një sërë projektvendimesh sa i përket dikasterit që ajo drejton.

Njëri nga projektvendimet ishte miratimi i marrëveshjes ndryshuese të huasë për sa i përket programit “Energji ujore dhe siguria në kaskadën e Drinit”.

Ky hidrocentral, sipas saj, ka nevojë emergjente për rehabilitim për gjendjen teknike të portave të mirëmbajtjes.

“Kaskada e Drinit është gjeneruesi kryesor i energjisë deri në momentin kur të përfundojë kaskada e Skavicës. Kjo e fundit do të bëjë rregullatorin e Drinit”, u shpreh Balluku.

Në përfundim Balluku prezantoi dhe projektvendimin “më të rëndësishëm” për ujësjellës kanalizimet, “Politikat kombëtare të furnizimit me ujë të trajnimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”.

Ministrja u shpreh se një vit më parë nisën një strategji të re për të krijuar një reformë të re në sistemin e ujësjellësave.

“Ujësjellësit kanë pasur investimet më të rëndësishme dhe disa performojnë sipas kërkesave dhe treguesve që duhet të përmbushin, por s’kemi qenë të kënaqur në menaxhimin që bëhet nga pushteti vendor”, vijoi Balluku.

Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës –Kanalizimeve, Ministrja u shpreh se me kërkesë të kësaj të fundit do të nisë një agregim i sistemit të ujësjellësve.

Konkretisht nga 61 ujësjellës do të kalojnë me 15 ujësjellës qendror, të cilët do të mirë menaxhojnë financat, burimet natyrore, të cilat kanë nën mbikëqyrjen e tyre Ministrinë.

Kjo e fundit do të jetë aksioneri maxhoritar i këtyre ndërmarrjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore