Shqipëria

Këshilli Evropian/ Monitorimi i Vetëqeverisjes Lokale në Shqipëri


Një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, kreu monitorimin e zbatimit të Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në Shqipëri, nga 17 deri më 18 mars 2021.

Bashkë-raportuesit për demokracinë lokale dhe rajonale në Shqipëri, Xavier Cadoret (Francë) dhe Carla Dejonghe (Belgjikë) u takuan me autoritetet lokale, rajonale dhe kombëtare të Shqipërisë.

Ky takim ishte fryt i vlerësimit të zhvillimeve që nga miratimi i raportit dhe rekomandimi i fundit i monitorimit për vendin në vitin 2013.

Për shkak të situatës së vazhdueshme shëndetësore, të gjitha takimet u mbajtën në distancë.

Delegacioni u takua me Delegacionin Shqiptar në Kongres, përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të autoriteteve lokale dhe rajonale, Kuvendin dhe Gjykatën Kushtetuese.

Ata gjithashtu zhvilluan takime me Zëvendësministrin e Brendshëm, Zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë, Institucionin e Lartë të Kontrollit të Shtetit, si dhe autoritete të ndryshme lokale nga Tirana, Lezhë dhe Finiq.

Raporti pasues do të merret në konsideratë nga Komiteti i Monitorimit. Shqipëria ratifikoi Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale në vitin 2000.

Vendet që kanë ratifikuar Kartën janë të detyruar nga dispozitat e saj. Karta kërkon zbatimin e një grupi minimal të të drejtave që përbëjnë bazën thelbësore për vetëqeverisjen lokale në Evropë.

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës siguron që këto parime të respektohen në 47 Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore