Familja

Këshilla si të rrisni fëmijë të pavarur


Prindërit janë përgjegjës për rritjen, disiplinimin dhe formësimin e së ardhmes së fëmijëve të tyre. Ata dëshirojnë që fëmijët të jenë i shëndetshëm, të sigurt dhe të suksesshëm.

Por, ndonjëherë prindërit mundohen shumë për t’i mbrojtur ata nga dhimbja, dëmtimi, përvojat e këqija, fatkeqësia, dështimi dhe refuzimet. Të gjithë prindërit do të dëshironin të mbronin fëmijët e tyre, por kur kjo bëhet e tepërt, ju po ktheheni në obsesiv që po e pengon fëmijën të bëhet një person i pavarur dhe i mbështetur te vetja.

Prindërit obsesiv ua bëjnë gjithçka më të lehtë fëmijëve, në mënyrë që ata të mos kenë shumë vështirësi në jetën e tyre. Është e rëndësishme të mbani mend se prindërit obsesiv ashtu si të gjithë duan atë që është më e mira për fëmijët e tyre.

Por, duke qenë të tillë, ju po e ndaloni fëmijën të jetë i pavarur dhe të bëjë gjëra vetë. Këtu janë disa këshilla për t’i bërë fëmijët tuaj të pavarur që në moshë të vogël.

Jepni përgjegjësi

Jepni fëmijës suaj përgjegjësi që në moshë të vogël. Kjo do t’i bëjë ata më të përgjegjshëm ndaj punës dhe do t’i ndihmojë të jenë më të suksesshëm në shkollë dhe në jetën e tyre. Filloni t’i jepni fëmijës tuaj disa punë shtëpiake në varësi të moshës dhe shihni sa të besueshëm dhe të përqendruar mund të jenë. Dhënia e fëmijëve përgjegjësi jo vetëm që do të rrisë vetëbesimin e tyre por edhe puna do të jetë një kontribut i vlefshëm për familjet.

Lejoni që fëmija juaj të marrë vendime të vogla

Ju mund të vendosni gjithçka për fëmijën tuaj të tilla çfarë të hanë ose çfarë rroba të veshin. Por, ju duhet ta lejoni fëmijët të marrë vendimet e tyre në gjëra më të vogla. Kur fëmijëve u jepet liria të marrin vendime, ata mësojnë të bëjnë zgjedhje. Dhe kjo i bën ata të pavarur në marrjen e vendimeve më të mëdha.

Lejoni ata të bëjnë detyrat e shtëpisë

Ju nuk duhet t’u tregoni fëmijëve tuaj se çfarë pune shkollore duhet të bëjnë dhe kur. Ju duhet t’i mësoni ata të krijojnë një orar kohor që përfshin kryerjen e detyrave të tyre dhe studimin për teste. Krijimi i zakoneve të punës në kohë do ta lejojë fëmijën tuaj të mësojë se si të trajtojë përgjegjësitë e tij në mënyrë të pavarur dhe të mos mbështetet te prindërit për punën në shkollë.

Lejojini të bëjnë gabime

Fëmijët do të dështojnë dhe do të bëjnë gabime. Lejojini të bëjnë gabime në mënyrë që të mësojnë prej tij dhe të mos e përsërisin më të njëjtin gjë. Nëse fëmija juaj ka bërë një gabim, mos i qortoni, përkundrazi tregoni se ku gabuan dhe si mund ta bëjnë më mirë herën tjetër.

Mësojini ata të zgjidhin problemet

Nëse fëmija juaj ka ndonjë problem në shkollë ose me miqtë, udhëzojini të identifikojnë problemin dhe të zgjidhin çështjen. Ndihmoni ata të identifikojnë problemin dhe të dalin me disa zgjidhje, nëse fëmija po përpiqet të sjellë ide. Dhe pastaj ndihmojeni fëmijën të identifikojë pasojat pozitive dhe negative të secilës zgjidhje dhe pasi të ketë vlerësuar rezultatet pozitive dhe negative, inkurajojeni ata të zgjedhin një zgjidhje për të adresuar problemin. Kjo do t’i ndihmojë të mësojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe të kenë vetëbesim.

Fëmijët tuaj duhet të jenë mendimtar të pavarur

Suksesi i fëmijëve tuaj varet nga sa mirë mendojnë ata vetë dhe në çfarë mënyre ata dalin me zgjidhje nga të menduarit e tyre të pavarur. Inkurajoni fëmijët tuaj që të mësojnë për gjërat dhe të formojnë mendimet dhe zgjidhjet e tyre pasi kjo do t’i bëjë ata të pavarur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore