Shëndet

Këshilla për një lëkurë të shëndetshme


Një lëkure e pastër dhe e shëndetshme, ka qenë gjithmonë gjëja më e dëshirueshme për femrat. Shumë prej tyre i kushtojnë rëndësi të veçantë blerjes së kremrave.

Por vetëm kaq nuk mjafton.

Shmangni ushqimet e konservuara

Ushqimet e konservuara ndikojnë negativisht në shumë pjesë të trupit, përfshirë edhe lëkurën. Ato nuk kanë aspak lëndë ushqyese dhe e bëjnë lëkurën tuaj të duket e lodhur. Ju duhet të shmangni përdorimin e tyre nëse doni një lëkurë të shëndetshme, dhe vetëm pak herë mund ta ‘llastoni’ veten tuaj me to.

Merrni vitamina

Ju duhet të merrni një sasi të konsiderueshme të vitaminave në ditë, nëse dëshironi që lëkura juaj të shkëlqejë. Vitamina A Lufton rrudhat dhe shenjat në lëkurë, vitamina B është hidratuese, si dhe lufton rrudhat dhe aknet. Vitamina B1 ndihmon në konvertimin e ushqimit në energji, ndërsa vitamina C i jep lëkurës shkëlqim. Ushqime të pasura me vitamina janë portokallet, limonat, brokoli, vezët, spinaqi dhe arrat.

Shmangni sheqernat

Sheqeri nuk është dhe aq ‘i ëmbël’ për lëkurën. Studimet tregojnë se sheqernat rrisin mundësitë për sëmundje kronike. Gjithashtu, ato zmadhojnë poret e lëkurës duke shkaktuar kështu akne. Ato e bëjnë lëkurën tuaj më të yndryshme. Dermatologët thonë se pasojat e tyre në lëkurë, fillojnë të shfaqen në moshën 35-vjeçare tek gratë.

Hidratohuni

Të gjithë i dimë tashmë përfitimet e shumta të ujit në shëndetin e njeriut. Gjithashtu ai ndihmon lëkurën duke i dhënë shkëlqim, e duke shmnagur riskun e sëmundjeve të lëkurës apo akneve. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, poret tuaja mbyllen duke shkaktuar kështu akne. Kur ju pini mjaftueshëm ujë, qelizat tuaja hidratohen përmes gjakut. Lëkura juaj bëhet më e shëndetshme dhe temperatura e trupit arrin vlerat e duhura.

Konsumoni panxhar

Ky perim i mrekullueshëm gjallëron lëkurën tuaj, ndërkohë që edhe rikuperon qelizat e saj. Gjithashtu panxhari lufton aknet dhe plakjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore