Lajme

KESCO: Rryma do faturohet me tarifa të lira


Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Themelores që të pezullohej vendimi për faturimin e rrymës me tarifa të reja, të vendosura në shkurt për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj, deri KESCO ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt”.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Sipas vlerësimit të Supremes arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës  dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen.

Ndërkaq KESCO përmes një njoftimit ka bërë të ditur se “për të shmangur këtë situatë që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend, dhe deri në vendimin e ardhshëm të ZRRE-së si institucioni përgjegjës për aprovimin e tarifave fundore, KESCO i ka propozuar ZRRE-së që të aplikohet vendimi paraprak i ZRRE-së, përkatësisht i datës 27 tetor për tarifat e energjisë elektrike që ishin të aplikueshme deri më datën 8 shkurt 2022”.

“Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRRE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore