
Manchester City është i hapur për largimin e Raheem Sterling. Anglezi kërkohet nga Real Madrid, Bayern Munich, Arsenal dhe Liverpool.
Anësori e ka humbur formacionin në “Etihad” dhe gradualisht është shëndruar në rezervë luksi.
27-vjeçari, sipas mediave britanike, do të largohet nga City dhe klubi kërkon jo më pak se 70 milionë euro.
Sterling e mbylli sezonin me 17 gola dhe nëntë asiste në 47 paraqitje në të gjitha garat me City-n.
Në Premier League, Sterling luajti nga minuta e parë vetëm 61% të ndeshjeve. Ndërsa në Champions League ka luajtur 42%.
Anglezi u bashkua me City-n në verën e 2015 nga Liverpool-i për shifrën e 64 milionë eurove.
Për disa sezone, ai ka qenë ylli kryesor i skuadrës së Pep Guardiola-s, por duket se në dy vitet e fundit e ka humbur shkëlqimin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com