Sport

Kërcënoi Shpend Ahmetin, arrestohet trajneri Tovërlani


Afrim Tovërlani, trajner futbolli

Ish-trajneri i skuadrës së Ferronikelit, Afrim Tovërlani është arrestuar nga Policia e Shtetit të Kosovës mbrëmjen e të hënës.

Tovërlani dyshohet se ka kërcënuar me thikë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. Besohet se trajneri ka qenë në gjendje të dehur.

Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës

“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tovërlanit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është transportuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Për ngjarjen, kryetari Ahmeti nuk ka reaguar akoma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore