Lajme

Kërcënimi për eliminim të Marty-it, Kurti: “QUINT-i në Beograd duhet ta ngritë këtë çështje atje”


Albin Kurti

“Shtetet e QUINT-it në Beograd dhe Bashkimi Evropian duhet ta ngrisin këtë çështje me strukturat më të larta shtetërore në Serbi”.

Kështu është deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, i pyetur nga gazetarët rreth deklaratës së ish-senatorit Dick Marty, pasi ky i fundit ditë më parë potencoi se është kërcënuar nga shërbimet sekrete serbe me vrasje në atë mënyrë që faji t’u lihet shqiptarëve të Kosovës.

Sipas Kurtit akuza në fjalë është e jashtëzakonshme e cila sipas tij tejkalon një shtet të tërë.

“Shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia unë shpresoj dhe urojë që QUINT-i në Beograd dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme e cila i tejkalon çfarëdo masash individuale e përshinë një shtete të tërë”, ka thënë Kurti.

Ai madje ka bërë të ditur se Ministria e Brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë për këtë rast.

“Ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi dhe të shpjegohet që në 16 muajt e fundit senatori Dick Marty paska pasur një mbrojte super speciale, pra nuk mjafton ky denoncim duhet të skjarohen shkaqet rrethana dhe informacioni tjetër sepse qartazi rrasti nuk ka të bëjë vetëm me Marty-in por ka të bëjë me Kosovë dhe Shqiptarët”.

Shërbimi sekret i Serbisë, sipas të parit të ekzekutivit historikisht ka qenë i kriminalizuar dhe gjithmonë ka vepruar në dëm të shqiptarëve

“Ju e dini shumë mirë se Shërbimi sekret i Serbisë, gjatë vite 70-ta, e 80-ta jo vetëm 90 ka vrarë shumë partriot e veprimtar shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë e kanë të ushtruar ndër dekada, ndër ata që u vranë janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla,  Kadri Zeka e deri tek Enver Hadri e shumë e shumë të tjerë. Duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt e duke na fajësuar neve”, ka shtuar ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore