Libra

Këngëtarja Aurela Gace solidarizohet me shkrimtaren Mira Meksi


Gjendja jo e mirë shëndetësore e shkrimtares Mira Meksi ka shqetësuar këngëtaren e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, e cila ka publikuar një status solidarizues në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Gaçe, i’u është përgjigjur komunitetit të shkrimtareve, gazetarëve e artistëve, të cilët kanë bërë thirrje nëpër media për ta ndihmuar shkrimtaren Meksi.

“I uroj shkrimtares sonë të nderuar, shërim të shpejtë. Sëmundjet nuk pyesin as për fëmije e as për të rritur. Uroj të mos jetë askush në nevoja të tilla. Shëndetin e kemi primar” ka shkruar ndër të tjerash, Aurela Gaçe.

Theksojmë, se Mira Meksi ka kohë që është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për të cilat duket të vazhdoj terapinë jashtë vendit.

Por, kjo rezulton të jetë e pamundur për shkak se ajo ende nuk është vaksinuar kundër koronavirusit.

Meksi është ndër shkrimtaret dhe përkthyeset më të suksesshme në Shqipëri, e cila me anë të veprave të saj ka arritur të zgjerojnë audiencën e lexueseve nëpër tërë botën.

Meksi, është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per t’u përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006” me romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Veprat e shkrimtares Mira Meksi, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe janë botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjioze, si botimi i Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”.

Po ashtu, në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”.

Albanian Post ju sjell listën kronologjike të çmimeve që Mira Meksi i ka fituar ndër vite:

1995 – Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996 – Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë

2008 – Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009 – Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve të Jashtme

2011 – Çmimi Letrar “Gjergj Fishta” dhënë nga Ministria e Kulturës se Shqipërisë

2011 – Urdhri ”Comendadora” i Meritës Civile i dhënë nga Mbreti i Spanjës, Huan Carlos

2011 – Çmimi i Eseistikes “Gjergj Fishta 2011” i akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”.

2015 – Çmimi i Përkthimit – Panairi i Librit

2015 – Çmimi i Romanit 2015 “Rexhai Surroi”

2020 – Çmimi Romani më i mirë i vitit nga Bukinist

2020 – Çmimi Romani më i Mirë nga Panairi Kombëtar i Librit Fier 2020

2020 – Çmimi Kombëtar i Letërsisë Romani më i Mirë

2021 – Çmimi Kult, Përkthimi më i mirë i Vitit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore