Jetesë & Stil

Këngët tradicionale të kreshnikëve, në UNESCO


Shqipëria është një vend, i cili mbart pasuri të mëdha folklorike. Interpretimi i bjeshkëve të Rugovës, pa dyshim që mund të konsiderohet si një kryevepër shpirtërore e shqiptarëve.

Ndaj është shqyrtuar ideja që këngët e kreshnikëve të shkojnë në UNESCO.

Koha erdhi dhe Këngët e kreshnikëve shqiptarë më në fund do të shkojnë në UNESCO.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se dosja për konkurim po bëhet gati. Që nga viti 2009, studiuesi Zymer Neziri, vinte sa herë nga Kosova në Akademinë e Shkencave në Tiranë për të sjellë në vëmendje rëndësinë e këtij konkurrimi.

Puna për përgatitjen e dosjes së Eposit të Kreshnikëve nisi në 2009, për t’u ndërprerë pa shkak, por vetëm këtë javë Ministria e Kulturës lajmëron se këtë vit kjo dosje do të shkojë në UNESCO.

Nuk dihet ende nëse është një bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, por ajo çka dihet është se Tirana zyrtare do ta nisë Eposin drejt UNESCO-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore