Muzikë

Kënga që u shkrua në 5 minuta dhe u frymëzua nga një mesazh në telefon


The Weeknd dhe Swedish House Mafia

Bashkëpunimi i fundit midis Swedish House Mafia dhe artistit kanadez The Weeknd, ka marrë pëlqimin masiv të publikut, duke u renditur që në ditët e para pas publikimit në vende të larta të radhitjeve më të famshme botërore për muzikën.

Por, përtej këngës në vetvete, ai që u pa me shumë kuriozitet, ishte një detaj i zbuluar nga një prej pjesëtarëve të trios suedeze, Axwell.

“Ne e thirrëm The Weeknd në studio dhe i treguam vijën melodike”, shpjegoi ai për disa media. “Më pas u zhduk për pesë minuta. Kur u kthye, e kishte tekstin gati. Kjo gjë na habiti të gjithëve”.

Axel Christofer Hedfors, pjesëtar i Swedish House Mafia

Teksa për detajet, ai tha se e kishte pyetur vetë kanadezin.

“E pyeta nëse kishte ardhur me tekstin gati. Ai mu përgjigj se kishte lexuar një mesazh në telefonin e tij. Aq i ishte dashur të shkruante gjithçka”.

Hamendësime të shumta u ngritën menjëherë mbi autorësinë e mesazhit që The Weeknd ka lexuar për t’u frymëzuar për këngën.

Të gjitha dyshimet e para, bien mbi ish-en e tij, Bella Hadid. Ajo së fundmi është parë të shoqërohet me regjisorin Marc Kalman.

Bella Hadid, Marc Kalman dhe Anwar Hadid

Teksti i këngës në fakt, përshtatet plotësisht me një situatë post-lidhje, ku personi tjetër ka gjetur tashmë një gjysmë “më të mirë”.

Një pistë tjetër mund të jetë edhe ajo e një mesazhi nga Selena Gomez. Por, kjo është më pak e mundur.

Ndërsa The Weeknd po gëzon suksesin në bashkëpunimin e radhës, ai po përgatitet edhe për albumin e tij të ri, The Dawn. Një bashkëpunim i pritshëm me Elton John, pritet të jetë pjesë e listës së këngëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore