Muzikë

Kënga e re e Dua Lipës e risjellë ‘Titanic’-un


Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “We’re good”, e përkthyer në shqip ‘Jemi mirë’. Kënga dhe video klipi ritregojnë storien e “Titanic”, në një formë më ndryshe.

Ajo shkëlqen në të gjitha skenat e klipit. Grimi i përsosur, fustanet elegante me nuanca të viteve të 90-ta si dhe historia e video klipit e ndërthurur me detaje të filmit “Titanic” e bëjnë këtë projekt akoma më të veçantë.

Në ndërtimin e tekstit të këngës mori pjesë edhe vet Dua Lipa, në bashkëpunim me tekstshkruesit e saj, Emily Warren, Scott Harris dhe Sylvester Willy Sivertsen.

Lipa, nga ndjekësit e saj e mori edhe titullin “Mbretëreshë e Karantinës”, pas udhëtimeve të shumta që ajo zhvilloi përgjatë pandemisë. Ajo u bë pjesë e kritikave dhe sarkazmave të ndryshme.

Shumë nga këto postime të publikuara i’u adresoheshin asaj, duke i thënë që të udhëtoj në ishuj, sepse sipas tyre, vetëm atje kishte mbetur pa shkuar.

Por, Dua ka bërë një zgjedhje të guximshme në lidhje me këtë dukuri. Ajo këngën e saj të re e nis me një kunjë pikante, “ I am on an island” janë fjalët e para të këngës “We’re good”.

“We’re good” është kënga kryesore e ribotimit të albumit të saj të dytë, Future Nostalgia: The Moonlight Edition. Kjo këngë u lançua përmes Warner Records.

Ndër projektet e fundit të Dua Lipes, ishte bashkëpunimi i saj me yllin amerikan të muzikës, Miley Cyrus.

Lipa e Cyrus, publikuan video klipin e këngës së tyre “Prisoner”, në nëntorin e vitit të kaluar, dhe deri më tash kanë arritur të marrin mbi 50 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore