Muzikë

Kënga arbëreshe “Moj e bukura more”, frymëzim për artisten turke


Këngëtarja e famshme turkem, Nukhet Duru, ka kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe, “Moj e bukura more”, duke e përshtatur në baladën e saj, ‘Kapildin Gitti’.

Muzikaliteti i saj ka rrëmbyer zemrat e turqve, duke e kthyer në një këngë mjaft të pëlqyer.

Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

Tanimë tingujt e këngës së famshme arbëreshe janë të njohura edhe në Turqi.

Në refrenin e këngës së famshme këngëtarja përdor Lule lue, ndërkohë që tematika e këngës është dashuria.

Ajo ka korrur sukses të konsiderueshëm pasi është klikuar nga më shumë se gjysmë milionë përdorues në youtube.

Kënga e cila mban siglën e shtëpisë diskografike muzikore, Sony Music, ka patur edhe shitje të shumta në ‘I Tunes’ duke siguruar asaj shuma të mëdha parash fitim.

Kjo nuk është hera e parë që kënga arbëreshe përdoret edhe nga këngëtar të huaj, pasi melodia e saj ka prekur shumë zemra.

Dokumenti i këngës arbëreshe “Moj e bukura more” për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit, në vitin 1708.

Nükhet Duru ka lindur më 19 maj 1954 dhe është një nga  këngëtaret më të famshme turke.  Ajo filloi të këndonte në Florya Deniz në 1971.

Ajo publikoi ​​albumin e saj të parë  “Aklımda Sen Fikrimde Sen – Karadır Kaşların” në 1974. Albumi tjetër i saj “ Bir Nefes Gibi” u publikua në 1977. Në të njëjtin vit, asaj iu dha çmimi “Këngëtarja më e Suksesshme e Vitit”.

Në vitin 1978, ajo mori pjesë në një konkurs këngësh me Modern Folk Trio, i cili u mbajt në Seul dhe fitoi vendin e parë.

Këngëtarja njihet ndërkombtarisht me hitin e saj ‘Ben Sana Vurgunum’, i cili është një nga hitet më në zë të saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore