Stil

Kendall Jenner prezanton veshjet e ‘Michael Kors’


Supermodelja amerikane Kendall Jenner u shfaq me një veshje klasike në prezantimin e koleksionit të sezonit pranverë/verë 2022 në javën e modës në New York.

Kendall na vërtetoi se nuk ka asgjë që një buzëkuq i kuq nuk mund ta rregullojë.

Supermodelja 25-vjeçare dukej e mrekullueshme gjatë prezantimit të veshjeve të krijuara nga Michael Kors.

Për ‘look-un’ e saj të parë, Kendall mbante veshur një fund të thjeshtë por elegant në ngjyrë të zezë, reçipeta të zeza dhe një çantë të mbushur me trëndafila.

Më vonë ajo modeloi e veshur me një fustan të zi plot shkëlqim, i cili me siguri do të bëhet veshja e preferuar e të gjitha vajzave që ishin pjesë e eventit.

Përveç buzëkuqit të kuq të ndezur, i cili i rrinte kaq bukur Kendall, ajo kishte një shkëlqim tejet natyral në fytyrë duke zgjedhur të përdorë një make-up minimalist.

Mamaja e saj, Kris Jenner festoi kthimin e vajzës së saj në pasarelë, duke shkruar në Instagram: “Kendall duke hapur shfaqjen Michael Kors këtë mëngjes!! Mahnitëse, Kenny!! Çfarë shfaqje e bukur dhe mënyra më e përsosur për të filluar mëngjesin!”.

Kësaj pasarele i’u bashkuan edhe më të preferuarat e Javës së Modës, Gigi Hadid dhe Irina Shayk. Dy supermodelet mbanin veshur fustane magjepsëse, duke kujtuar denjësisht temën e koleksionit “Urban Romance”.

Rikujtojmë se, Kendall Jenner së fundmi ka postuar disa foto mjaft të bukura dhe të veçanta në krahë të të dashurit të saj, Devin Booker.

Dyshja e njohur kaluan pushimet e tyre së bashku në Itali. Modelja bukuroshe e ka mbajtur diskrete lidhjen e saj me yllin e ‘NBA’ që pasi u bë publike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore