Stil

Kendall Jenner dhe Hailey Bieber bëhen bashkë për reklamën e “Hugo Boss”


Dy modelet e njohura Kendall Jenner dhe Hailey Bieber janë bashkuar së bashku për një fushatë të “Hugo Boss”.

Modelet luajnë në fushatën #BeYourOwnBOSS, së bashku me Joan Smalls, reperin e “Future”, boksierin Anthony Joshua, yllin e TikTok Khaby Lame, këngëtarin dhe aktorin koreano-jugor Lee Min-ho, kampionin italian të tenisit, Matteo Berrettini.

Kendall duket mahnitëse në foton e saj, duke shfaqur të brendshmet e saj të markës “Hugo Boss”. Ndërsa sipër mban veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona me bel të lartë.

Hailey ka veshur një xhaketë bezhë dhe pantallona të shkurtra.

Fushata e re e Kendall vjen pas lajmit se Tequila e saj 818 është emëruar zyrtarisht marka e re e pijeve alkoolike numër një e prezantuar në vitin 2021.

Në shtatë muaj që nga lançimi, marka e saj ka arritur mjaft sukses. Jenner është vetëm një nga personazhet e njohur që ka hyrë në tregun e nxehtë të tekilave.

Të tjerë janë George Clooney dhe Rande Gerber me Casamigos, The Rock me Teremana dhe Mark Wahlberg me Flecha Azul.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore