Jetesë & Stil

Keira Knightley: Nuk do të xhiroj më skena seksi nën drejtimin e burrave


Aktorja e famshme Keira Knightley, ka deklaruar për “Daily Mail’, se nuk do të interpretojë më skena intime nëse regjisori i një filmi të caktuar është burrë.

Knightley dallohet për rolet shumë sensuale gjatë gjithë karrierës së saj artistike.

Kiera ka theksuar se ndryshimet që pësojnë shumë femra pas shtatzënisë, si dhe ndryshime të tjera që mund të pësojë trupi edhe si pasojë e sëmundjeve bien më shumë në sy nga një mashkull dhe këndvështrimi i tyre e vret edhe më shumë gruan.

“Unë kam lindur dy vajza ndaj dhe nuk dëshiroj që të qëndroj lakuriq para një grupi burrash”, është shprehur aktorja.

Keira që ka luajtur në filmat si “Atonime”, “The Aftermath” dhe “Colette”.

Aktorja ka pasur më parë skena intime në filmin “The Edge of Love” më 2008-ën dhe “Colette” në 2018-ën. Të dy filmat ishin drejtuar nga regjizorë burra. Aktorja, e nominuar për çmim Oskar, ka folur shumë hapur edhe për luftën e saj me problemet mendore në fillim të karrierës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore