Shqipëria

KE paketë ndihme për vaksinat në Ballkanin Perëndimor


Komisioni Evropian miratoi një paketë ndihmëse prej 70 milionë eurosh për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, shkroi në Twitter se “ përgjatë pandemisë, ne i kemi qëndruar pranë partnerëve tanë në rajon”.

“Do të vazhdojmë të sillemi me të njëjtën frymë edhe në rastin e vaksinave”, shtoi ai.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia është e vetmja që ka nisur procesin e vaksinimit pasi ka marrë dozat e para.

Ndërkohë, dy ditë më parë, këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga, shkruante në Twitter se “Ballkani Perëndimor është lënë në harresë për çështjen e vaksinave”. “Të mendosh se popullsia e gjithë vendeve të BP është sa ajo e një shteti të BE-së”.

Fuga e mbyll me këtë mesazh: “Në një pandemi, mund të jesh aq i sigurt sa fqinjët e tu janë”.

Tashmë pas dy ditësh kemi dhe ndihmën e parë konkrete të KE-së mbi vaksinat.

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar më parë se vaksinat për stafin mjekësor dhe policët do të fillojnë në janar. Më pas do të vazhdohet me pjesën tjetër të popullsisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore