Kultura

KE: 50 milionë Euro për restaurimin e monumenteve të kulturës


Komisioni Evropian (KE) ka miratuar 50 milionë Euro për të mbështetur programin EU4Culture. Këto fonde do të shkojnë për restaurimin e monumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Financimi  është pjesë e paketës,  prej 100 milionë Eurosh të dhënë nga KE, e cila u dha  në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, deklaroi se “me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë eurosh, Bashkimi Europian po mban angazhimin, për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19”.

Programi i financuar nga KE-ja do të përqendrohet në rehabilitimin,  rindërtimin e objekteve arsimore dhe siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore dhe vendeve arkeologjike. Ky projekt do të bazohet te  punimet e nisura, në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore