Sport

KB Peja me dy përforcime elitare


Skuadra e Pejës në basketboll ka arritur gjatë ditës sotme dy transferime elitare.

Pas dështimit në Kupën e Kosovës, turne ky i organizuar pikërisht në Pejë, kryesia e klubit ka ngritur dorën duke bërë ndryshimet e nevojshme në klub.

I pari që u largua, ishte trajneri Semsettin Bas, që u cilësua edhe si fajtori kryesor për dështimet e verdhezinjve.

Së bashku me trajnerin Bas, nga Peja pritet që të largohet edhe Ilter Erdem, play-maker turk.

Së shpejti nga klubi verdhezi, pritet të largohet edhe meksikani Edgar Garibay.

Këto largime të mundshme, i konfirmojnë edhe dy afrimet të fundit të siguruara nga Peja.

Skuadra nga “Karagaçi” ka siguruar shërbimet e Josh Selby dhe James Banks.

Josh Selby është ish-basketbollist i NBA, ku është paraqitur me skuadrën e famshme të Memphis Grizzlies.

Në ligën më të fortë në botë, Selby kishte luajtur 38 ndeshje në total, derisa karrierën e tij ai e ka vazhduar edhe në liga tjera mjaft të forta si Izreali, Turqia, Kroacia dhe Lituania.

Selby është lojtar që luan në pozitën ‘1’.

Banks është përforcim shumë i rëndësishëm për verdhezinjtë, një lojtar shumë i kërkuar për pozitën e qendrës.

James Bank është plot 207cm i gjatë, dhe një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar në NBA G-league.

Pas dështimit në kup, me rikthimin e trajnerit Daniel Lutz dhe me përforcimet e reja – Peja kërkon që të kthehet si favorite për të fituar ligën e Kosovës në basketboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore