Bota

Katër vite burg për gazetaren që raportoi mbi virusin në Wuhan


Një gazetare kineze u dënua me katër vite burg për raportimin mbi virusin në qytetin e Wuhan-it.

Zhang Zhan, një ish-avokate, u akuzua për raportimin e saj në fazat fillestare të shpërthimit të virusit.

Raportimet dhe shkrimet e saj  u shpërndanë gjerësisht në platformat e mediave sociale në shkurt, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Një numër i madh mbështetësish dhe diplomatësh u mblodhën përpara Gjykatës Popullore të Shanghai-tt për të protestuar, por policia i largoi gazetarët dhe vëzhguesit nga hyrja ndërsa e pandehura dhe avokati i saj mbërritën në gjykatë.

Sipas avokatëve të saj, Zhang filloi një grevë urie në qershor dhe është ushqyer me forcë përmes një tubi ndërsa shqetësimet rriten për shëndetin e saj.

Gjyqi po zhvillohet disa javë para se një ekip ndërkombëtar i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pritet të arrijë në Kinë për të hetuar origjinën e pandemisë.

Grupet e të drejtave të njeriut gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për çështjen e Zhang.

Zhang është e para e një grupi prej katër gazetarësh të ndaluar nga autoritetet në fillim të këtij viti, e cila përballet në gjyq me akuzat./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore