Lajme

Katër viktima nga përplasja e dy avionëve të vegjël në SHBA


Dy aeroplanë të vegjël u përplasën me njëri-tjetrin mbi një liqen në Florida të martën, duke vrarë të katër personat në bord, thanë autoritetet.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Tre nga katër viktimat janë identifikuar, duke përfshirë një instruktore fluturimi, një student kolegji dhe një burrë 67-vjeçar.

Nga janë nisur avionët dhe çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mbetet e panjohur, thonë autoritetet.

Dëshmitarët kujtuan se aeroplanët ranë në ujë.

Sherifi i kontesë Polk, Grady Judd, tha të martën mbrëma se të gjithë trupat ishin gjetur në Liqenin Hartridge në Winter Haven, Florida dhe se zyrtarët aktualisht janë duke ekzekutuar një “operacion rikuperimi”.

Një degë e partnerit të medias amerikane të BBC-së, CBS, raportoi se përplasja ndodhi rreth orës 14:00 EST (19:00 GMT) pranë Aeroportit Rajonal Winter Haven & FBO.

Pas përplasjes, njëri prej avionëve ishte 6 metra nën ujë, ndërsa tjetri ishte pjesërisht i zhytur.

Një nga dy avionët e përfshirë ishte një Cherokee Piper 161.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore