Shëndet

Katër ushqimet që kurojnë dhimbjen e kyçeve


Dhimbja dhe enjtja janë shqetësimet kryesore të inflamacioneve të kyçeve ose osteoartritit. Në vend të medikamenteve, mjekësia tradicionale sygjeron katër ushqime, të cilat kanë veti të fuqishme anti-inflamatore.

Çaji i xhinxherit njihet si një medikament shumë efektiv për dhimbjet e kyçeve. Një filxhan çaj xhinxheri dy deri tre herë në ditë është një metodë e mirë për të kuruar shqetësimet që shkakton inflamacioni i kyçeve.

Shafrani është gjithashtu nje anti-inflamator i shkëlqyer. Përveç se mund ta konsumohet si çaj, ai mund të përgatitet me ujë dhe shafran pluhur dhe të vendoset në zonat ku ndjejmë dhimbje.

Perveç këtyre, hudhra është po ashtu ushqim me veti anti-inflamatore të fuqishme. Përveç  se ul tensionin në gjak, dy deri në tre thelpinj hudhre në ditë janë idealë për të kuruar enjtjen e kyçeve..

I katërti është çaji jeshil, i cili në vende të ndryshme aziatike siç është Tajlanda, përdoret për të luftuar inflamacionin. Ai ka edhe veti të fuqishme anti-oksidante.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore