Lajme

Katër të vdekur dhe 453 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 dhe 453 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 680 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 206 pacientë, duke e çuar në 59 mijë e 849 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 185 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 69 mijë e 230 ku shtatë mijë e 782 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tre persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore