Lajme

Katër të vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar katër persona të vdekur dhe 12 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 481 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 77 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 157.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 14 mijë e 901.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 823 mijë e 857 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 623 mijë e 183.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë asnjë person nuk ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore