Kulturë

Katër shtëpitë e artistëve që vlejnë të vizitohen


A keni parë ndonjëherë një pikturë dhe keni nisur të mendoni se si ka qenë jeta e artistit që e ka krijuar?

Ju mund të zbuloni shumë për këtë nëse bëni një vizitë në shtëpitë tyre

Më poshtë ne ju ofrojmë të eksplororoni vendet ku jetuan Claude Monet, Frida Kahlo, Salvador Dali dhe Lord Frederic Leighton dhe ku krijuan disa nga veprat e tyre më të famshme.

Shtëpia e Monet, Giverny, Francë

Claude Monet jetoi këtu me familjen e tij nga 1883-shi deri kur vdiq në 1926-n, dhe objekti të ofron një vështrim intim në jetën e piktorit impresionist.

Ka pamjen tipike të një shtëpie familjare, dikur e mbushur me zhurmën e tetë fëmijëve dhe e mbuluar me trëndafila.

Shtëpia e familjes së Monet është restauruar nga brenda, duke e ruajtur origjinalitetin.

Përveç punëve të tij, vizitorët mund të shohin koleksionin mbresëlënës të gdhendjeve japoneze të Monet-it.

Monet i ngjyrosi të gjitha dhomat e shtëpisë me ngjyra të gjalla. Dhoma e ndenjes ishte blu, ndërsa dhoma e ngrënies e verdhë. Kjo të bën të ndihesh sikur hyn brënda pikturave të tij.

Jashtë është po aq  e bukur për artdashësit pasi Monet pëlqente ta punonte kopshtin të mbushur me lulet që ai i donte, si dhe zambakët e ujit, ura japoneze dhe shelgjet e qara të përjetësuar në disa nga pikturat e tij më të famshme.

Leighton House, Mbretëri e Bashkuar

Artisti aristokrat Lord Frederic Leighton rinovoi shtëpinë e tij për ta kthyer në një pallat privat i arti .

Megjithëse orenditë e shtëpisë së tij ishin shitur pas vdekjes së artistit, muzeu ka restauruar brendësinë dhe koleksionin e tij për ti dhënë pamjen e asaj që ka qenë gjatë jetës së Leighton.

Pikturat me vaj, skulpturat dhe punimet nga bashkëkohësit e Leighton-it të shekullit të 19-të, janë të gjitha në ekspozitë.

Zbrisni shkallët ultramarine-blu ose mahnituni te Salla e mrekullueshme Arabe, një thesar me kupolë prej ari të veshur me mozaikë dhe pllaka islamike të pikturuara në mënyrë të ndërlikuar.

Në katin e sipërm është një studio e gjerë, ku Leighton luante për të mirët Londrës, nga miqtë artistë si Dante Gabriel Rossetti te vetë Mbretëresha Victoria.

Drita natyrale hyn përmes një dritareje me drejtim nga veriu dhe bie mbi pikturat dhe skicat e Leighton që veshin muret, gjithçka që një artdashës do ta quante parajsë.

Muzeu Frida Kahlo, Meksikë

Një nga muzetë më të vizituar të qytetit të Meksikës, Muzeu Frida Kahlo njihet gjithashtu si Shtëpia Blu, pas mureve të tij të gjallë blu.

Kjo është shtëpia ku Kahlo lindi (në 1907), jetoi dhe vdiq (në 1954).

Pas vdekjes së saj, burri i Kahlo-së,  Diego Riviera, realizoi dëshirat e saj që shtëpia të bëhej një muze si një dhuratë për njerëzit e Meksikës.

Një hapsirë e mbushur me fotografi, letra dhe pasuri personale të çiftit, duke përfshirë veshjet dalluese të Kahlo-së me ngjyra.

Siç mund të pritej nga dy artistë, shtëpia e tyre është gjithashtu e mbushur me vepra arti. Pikturat e vetë Kahlo-së dhe Riviera-s i përkasin artit popullor meksikan i cili i frymëzoi të dy.

Riviera dhe Kahlo kanë mirpritur një larmi të ftuarish të shquar në këtë shtëpi, i shëtisnin nëpër dhoma të ruajtura pothuajse saktësisht siç do të kishin qenë kur Kahlo mirëpriti të qëndronin njerëz si George Gershëin, Leon Trotsky dhe Nelson Rockefeller.

Shtëpia muze e Salvador Dali-t, Spanjë

Shtëpia e Dalit është gjithçka që mund të prisni nga vetë mjeshtri i surrealizmit. Një ndërtim i shkujdesur,fillimisht ishte një kasolle peshkatarësh dhe evoluoi organikisht gjatë qëndrimit të gjatë të artistit (nga 1930 deri në 1982, kur u zhvendos në Kalanë e Púbol).

Pjesa e jashtme dhe kopshtet e saj, janë të zbardhura dhe të mbushura me skulptura dhe instalime arti.

Merreni vetë me mend, vezë të mëdha alabastri, piano të mëdha dhe një pishinë në formë penisi.

Brenda, është një grumbullim i veprave artistike surrealiste, shkallëve që rrotullohen lart në dyshemetë e katit të mesit, pamjes së detit.

Në të gjenden një larmi thesaresh,  nga druri i shkrirë në plazh dhe pendët te kafkat, maskat dhe statujat.

Dali ishte i interesuar për taksiderminë: një ari polar i cili përshëndet vizitorët në hyrje dhe tre mjellme.

Dali u tërhoq nga peizazhi dhe drita bregdetare shkëmbore e zonës dhe ajo që ai e quajti ‘paqen gjeologjike’ të saj.

Ai kishte një pasqyrë të vendosur në dhomën e gjumit në mënyrë që ai dhe Gala (gruaja dhe muza e tij) të mund të shihnin lindjen e diellit ndërsa ishin shtrirë në shtrat.

(Përshtatur nga Euronews.travel për AlbanianPost.com)*

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore