Zgjedhjet në Kosovë

Katër komunat e vogla me daljen më të madhe të votuesve deri në ora 11:00


Ilustrim

Deri në orën 11:00 janë vetëm katër komuna ku dalja e qytetarëve për të votuar është më e lartë krahasuar me komunat e tjera të cilat janë në balotazh.

Në komunën e Mamushës dalja e qytetarëve deri në ora 11:00 ishte17.6 %, në komunën e Junikut, 16.7 %.

Ndërsa në komunën e Kllokotit, dalja e qytetarëve deri në ora 11:00 për të votuar ishte 11.8 % ndërsa në komunën e Shtimes përqindja ishte ende më e vogël, 10.9 % por, gjithsesi më lartë se në shumë komuna të tjera.

Në kryeqytet, Prishtinë deri në ora 11:00 kanë ushtruar të drejtën e votës 8.9% e atyre që kanë të drejtë vote.

Dalje më e ulët e qytetarëve për të votuar në orët e paradites ishte në komunë e Klinës, 5.6 %, në komunën e dytë më të madhe në Kosovë, Prizren, 5.2 %, Rahovec, 4.4 % dhe në komunën më jugore të Kosovës, Dragash 4.2%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore