Përballje

Katër gola shënuan kosovarët në befasinë e futbollit zviceran


Winterthur luajti në shtëpi kundër ekipit më të trofeshëm në Zvicër, Fc Basel, në kuadër të 1/8-ve të finales në Kupën e Zvicrës.

Në formacionet startuese, në të dyja skuadrat u paraqitën shtatë futbollistë nga Kosova (katër për Winterthur dhe tre për Bazel)

Edhe në këtë ndeshje sikurse në shumë lojë të futbollit zviceranë dhe jo vetëm, paraqitje fantastike  patën futbollistët nga Kosova.

Winterthur e cila aktualisht bënë pjesë në kategorinë e dytë të futbollit zviceran bëri befasinë, duke e mundur 6:2 “favoritët” e këtij takimi.

Katër nga tetë golat, u realizuan nga kosovarët.

Për befasinë e mbrëmjes, fillimisht u përkujdes Samir Ramizi, i cili kaloi në epërsi vendasit me një super gol nga jashtë zone.

Vendasit shënuan edhe katër herë radhazi për të krijuar epërsinë prej pesë me zero, ku Ramizi realizoi golin e dytë në ndeshje dhe Gëzim Pepsi i ’u shtua listës së golashënuesve.

kosovar që luan te Bazeli, Pajtim Kasami.

Mysafirët në minutën e 79-të, shënuan golin e parë në ndeshje, ku gjithashtu protagonist ishte një kosovar tjetër që luan te Bazeli, Pajtim Kasami.

Për Bazelin luajti për 90 minuta edhe Edon Zhegrova, por nuk arriti që të lërë gjurmë.

Bazeli eliminohet nga kupa e Zvicrës, kurse Winterthur vazhdon garën tutje duke u kualifikuar në  çerekfinale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore