Shqipëria

Katër ditë zjarr në malin e Çikës, Peleshi: Janë angazhuar rreth 100 trupa të FA-së


Një ndër pjesët më turistike në Shqipëri, fshati i Dhërmiut, është i rrezikuar nga një zjarr që prej katër ditësh ka kapluar malin e Çikës.

Për shkak të terrenit, është shumë e vështirë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pasi vatra kryesore ndodhet në një vend të thepisur.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi një postimi në median sociale Facebook, njoftoi se një operacion masiv është organizuar në terren për shuarjen e tij.

Sipas tij, janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë.

Fshatra të tjerë janë po ashtu të rrezikuar nëse kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Maja e Çikës ka qenë ndër më të prekurat prej zjarreve në zonën e jugut të vendit edhe vitin e shkuar, ku qindra hektarë pyje, bimësi e shkurre u dogjën nga temperaturat e larta dhe pakujdesia njerëzore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore