Sport

Kategoria Superiore zbret në fushë me katër sfida


Kategoria Superiore do të zbresë në fushë me katër sfida për javën e 27. Dy sfida do të luhen duke filluar nga ora 13:00 dhe dy të tjera nga ora 16:00.

Skënderbeu do të presë Tiranën, duke filluar nga ora 13:00. Korçarët renditen në vendin e parafundit të Superiores me 22 pikë. Kryeqytetasit renditen në vendin e pestë me 41 pikë.

Në dy ndeshjet e luajtura gjatë fazës së parë të Superiores, përballë njëra-tjetrës, Tirana ka fituar me rezultatin 2-0, ndërsa në Korçë ka përfunduar në brazimin 1-1.

Në pesë ndeshjet e fundit, Skënderbeu numëron tre fitore dhe dy humbje, ndërsa Tirana numëron katër fitore dhe një humbje.

Ndeshja tjetër e orës 13:00 është ajo midis Kastriotit dhe Kukësit. Krutanët renditen në vendin e shtatë me 30 pikë, kundrejt vendit të gjashtë dhe 32 pikëve që kanë verilindorët.

Dy ndeshjet e fundit përballë tyre kanë përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Kastriotit, në të dy fushat respektive.

Në pesë ndeshjet e fundit Kastrioti numëron dy humbje, dy barazime dhe një fitore. Kukësi në pesë ndeshjet e fundit, numëron tre humbje dhe dy barazime.

Laçi kundër Vllaznisë është supersfida e ditës së shtunë dhe e javës së 27 në Superiore, e cila do të fillojë nga ora 16:00. Vendasit renditen në vendin e tretë të Superiores me 44 pikë, kundrejt 46 pikëve dhe vendit të dytë që mban Vllaznia.

Në dy përballjet e fundit, në Superiore, përgjatë dy fazave të para, Laçi ia ka dalë të rrëmbejë dy fitore, përkatësisht 1-2 në Shkodër dhe 1-0 në Laç.

Kurbinasit në pesë ndeshjet e fundit numërojnë dy fitore, dy humbje dhe një barazim. Shkodranët në pesë ndeshjet e fundit numërojnë dy barazime, dy humbje dhe një fitore.

Apolonia kundër Teutës është sfida tjetër e ditës së shtunë, e cila do të luhet duke filluar nga ora 16:00. Në këtë ndeshje përballen dy skajet e kundërta të Superiores. Teuta e vendit të parë dhe Apolonia e vendit të fundit.

Durrsakët deri më tani, pas 26 javëve kanë grumbulluar 46 pikë, ndërsa fierakët kanë mundur të marrin vetëm 17 pikë.

Dy përballjet e fundit mes tyre, gjatë dy fazave të para të kampionatit, i ka fituar Teuta me rezulatin 1-0.

Në pesë ndeshjet e fundit, durrsakët numërojnë dy fitore dhe tre barazime. Apolonia në pesë ndeshjet e fundit numëron tre barazime dhe dy humbje.

Ndeshja e fundit e javës së 27 në Kategorinë Superiore është ajo midis Partizanit dhe Bylisit, e cila do të luhet ditën e diel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore