Sport

Kategoria Superiore/ Fiton Teuta, Vllaznia ndahet në paqe me Partizanin


Janë mbyllur dy sfidat e para të javës së 26 në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Teuta ka fituar minimalisht përballë Laçit. Vllaznia dhe Partizani janë ndar në barazim pa gola.

Në Durrës, vendasit i janë falur golit të Dejvi Bregut në të 77 minutë, për të mundur Laçin. Ka mjaftuar një gol, për ti dhënë tri pikët Teutës, e cila e shikon veten me pikë të barabarta me Vllazninë e vendit në parë, me nga 46 pikë.

Ndërkohë, Vllaznia dhe Partizani me gjithë përpjekjet nuk kanë mundur të realizojnë asnjë gol. Takimi përfundoi me rezultatin 0-0, nga një pikë për të dy ekipet.

Renditja pas dy ndeshjeve të përfunduara:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore