Lajme

Katar-Egjipt, marrëdhëniet po shkojnë drejt normalizimit


Ministri i jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al-Thani, është takuar të mërkurën, më 3 mars, me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry. Al-Thani theksoi faktin se Katari dhe Egjipti janë të “etur” për një rikthim të marrëdhënieve të ngrohta.

“Ne në Shtetin e Katarit dhe vëllezërit në Egjipt i shohim gjërat pozitivisht dhe përpiqemi për një rivendosje të marrëdhënieve të ngrohta”.

Takimi i dy ministrave erdhi pasi Katari kryesoi seancën e 155-të, të Këshillit të Lidhjes Arabe në nivel ministror, në kryeqytetin e Egjiptit në Kajro. Ku u shënua nga një frymë pozitiviteti dhe optimizmi.

Të martën, Al-Thani, udhëtoi në kryeqytetin e Egjiptit për të marrë pjesë në një takim të Lidhjes Arabe.

Po ashtu Katari dhe Egjipti zhvilluan një takim në Kuwait, më 24 shkurt. Gjatë takimit diplomatik u morën disa vendime. Ku një ndër vendimet ishte rihapja e ambasadave në mënyrë të ndërsjelltë mes dy vendeve.

Egjipti dhe Katari janë duke u munduar të përmbushin premtimet e tyre për të ri-normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, më 5 janar, nënshkruan marrëveshjen e pajtimit me Katarin, gjatë një samiti të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Marrëveshja u arrit për t’i dhënë fund një grindjeje më shumë se tre vjeçare.

Marrëdhëniet mes vendeve shihet se po shkojnë drejt normalizimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore