Sport

Katalanasi i Bayern Munich-ut refuzon Barcelona-n


Ish-lojtari i Espanyol-it në La Liga-n spanjolle, Marc Roca, ka refuzuar kalimin te gjigandët e Barcelona-s. Mesfushori i Bayern Munich-ut, sipas medias bavareze “TZ” ka preferuar qëndrimin në Gjermani.

25-vjeçari është pjesë e bavarezëve që nga tetori i 2020. Edhe pse nuk është lojtar formacioni dhe minutat i ka të pakta, ai përsëri nuk e mendon largimin.

Bayern-i ishte pa Joshua Kimmich-in, Leon Goretzka-n, Corentin Tolisso-n dhe Marcel Sabitzer-in në tre ndeshjet e fundit për këtë vit në Bundesliga. Mungesa të cilat i dhanë mundësi Roca-s të luante 175 minuta në total.

Tre ndeshjet e fundit në kampionat kanë qenë të vemtet që Roca ka marrë minuta këtë sezon në Bundesliga. Në 14 ndeshjet e mëparëshme, ai nuk ka marrë asnjë minutë të vetme.

Gjithashtu numëron dy paraqitje në Champions League. Përballë Dynamo Kyiev-it luajti 23 minuta dhe përballë Barcelona-s 30 minuta.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka qenë një nga më të spikaturit në La Liga, në kohën kur luante me Espanyol-in. Në dy sezonet e fundit, para se të largohej ai luajti nga 35 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore