Shqipëria

“ Kastrati” në negociata për të blerë aksionet e aeroportit nga Kinezët


Grupi “Kastrati” më i madhi në vend është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited” , e cila zotëron 100% të aksioneve të “ Tirana International Airoport” (TIA).

Kastrati është grupi ekonomik privat më i madhi në vend. Aktiviteti I tij kryesor përqëndrohet në fushën e tregtimit me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, por që vitet e fundit është diversifikuar, kryesisht në sigurime, në sektorin e ndërtimit dhe turizmit dhe tashmë edhe në transportin ajror.

Ministria e Transporteve nuk ka dhënë ende asnjë informacion  lidhur me shitjen e aksioneve te aeroportit “Nënë Tereza” te  kompania kineze “ China Everbright” edhe pse ndërmjet një deklarate për shtyp vete kompania kineze, njoftoi që ka nënshkruar marrëveshje me TIAN, për marrjen e konçesionit te aeroportit te Tiranës deri në vitin 2027.

Drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez, kur pranoi interesimin kinez, tha se shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit.

Koncensioni i Rinasit është shitur për rreth 90 mln dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund” në prill të 2016.

“Detaje të mëtejshme preferojmë që të mos jepen, në respekt të këtyre negociatave dhe sidomos informacionit të saktë që TIA çmon se opinioni publik duhet të ketë”, thotë drejtoresha  e Komunikimit të aeroportit, Arlinda Çausholli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore